Comodita RAINBOW AIR 3IN1 S Manual de usuario



3
Prezantim
Karakteristikat
Masat paraprake të sigurisë
Masat paraprake të veprimit
Njihuni me lagështuesin tuaj të ajrit
Zgjedhja e një lokacioni të përshtatshëm
për vendosjen e pajisjes
Udhëzimet e mbushjes
Udhëzimet e përdorimit
Kontrollimi i dritës LED të natës
Përdorimi i shpërndarësit të aromës
Kujdesi për lagështuesin tuaj të ajrit
Specifikacionet teknike
Udhëzues për zgjidhjen e problemeve
INDEKS
faqe 4
faqe 4
faqe 5
faqe 6
faqe 7
faqe 8
faqe 9
faqe 11
faqe 12
faqe 12
faqe 13
faqe 15
faqe 15

4
PREZANTIM
Modeli HTJ-2001 është një lagështues ajri ultrasonik. Një lagështues
ajri ultrasonik e atomizon ujin në grimca ultra-fine prej 1-3 um duke
përdorur parimin e oscilimit tejzanor me frekuencë të lartë dhe
shpërndan avujt e ftohtë të ujit në ajër nëpërmjet një pajisjeje
pneumatike për t’i shërbyer edhe lagështimit të ajrit.
Teknologjia ultrasonike është një teknologji e vendosur mirë që
është e aplikueshme gjerësisht në fusha të ndryshme.
Pajisja është e domosdoshme që të përdoret në mënyrën në të
cilën është menduar të përdoret. Për këtë arsye ju këshilloheni të
lexoni me kujdes këtë udhëzues dhe masat e sigurisë përpara
përdorimit. Përdorimi i ndonjë mënyre tjetër përveç asaj të
përshkruar në këtë udhëzues mund të anulojë garancinë e
pajisjes tuaj.
KARAKTERISTIKAT
1. Lagështuesi i ajrit është projektuar posaçërisht për të lagështuar
ajrin me avull të ftohtë duke përdorur oscilimin me ultratinguj
të frekuencave të larta.
2. Lagështuesi i ajrit ka shtatë ngjyra LED, që mund të përdoren si
dritë nate. Drita mund të caktohet për të kaluar nëpër të gjitha
shtatë ngjyrat ose për të vendosur ngjyrën tuaj të preferuar.
3. Rrjedha e përshtatur e avullit kotrollon lagështinë e ajrit në
mjedisin tuaj.
4. Shpërndarësi aromatik ju lejon të përhapni aromën tuaj të
preferuar.
5. Funksionimi i heshtur do të sigurojë që të dashurit tuaj të marrin
gjumin më të mirë të mundshëm.
6. Lagështuesi i ajrit do të punojë deri në 6 orë pa ndalur nësë e
lejojmë të rrjedhë në maksimum. Nëse e lejojmë të rrjedhë në
minimum, atëherë lagështuesi i ajrit do të punojë deri në 10 orë.

5
MASAT PARAPRAKE TË SIGURISË
1. Mos e zëvendësoni kordonin e prizës pa autorizim. Kjo pajisje
nuk është e parashikuar të përdoret nga personat (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore.
2. Mos e vendosni kordonin në prizë me duar të lagura, mund të
rrezikoni që të përjetoni shok elektrik.
3. Nëse pajisja ka ndonjë defekt përderisa është duke punuar, ju
lutem trajtojeni me ndalje të rrymës në siguresë.
4. Mos prekni oscilatorin gjatë përdorimit sepse mund të ju
shkaktojë dhimbje.
5. Mos e ç’montoni njësinë pa e hequr nga priza për të shmangur
shokun elektrik.
6. Mos e ç’montoni vet bazën kryesore për riparim ose rregullim.
7. Mos e zëvendësoni vet kordonin e prizës.
8. Mbani lëngjet e dëmshme (siç është agjenti pastrues) larg nga
fëmijët për të mos e futur në pajisje gabimisht.
9. Çdo modifikim ose riparim i kësaj pajisjeje pa lejen e
përcaktuar mund të shkaktojë dëme në lagështuesin e ajrit si
dhe rrezik për përdoruesit.
10. Nëse pajisja ka ndonjë zhurmë jo normale ose erë gjatë
punimit, ju lutem hiqeni menjëherë kordonin nga priza.
11. Çdo riparim duhet të bëhet nga një person i autorizuar për
këtë çështje.
12. Para pastrimit ndaleni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
13. Mos e vendosni në përdorim pajisjen pa e mbushur me ujë.
14. Mos e lini në dysheme të lagur për të evituar dëmtimin e
pjesëve të brendshme.
15. Vendoseni pajisjen në një vend të fortë dhe të sheshtë, shmangni
pjerrtësinë dhe mbajeni të qëndrueshme.

6
16. Vendoseni pajisjen larg çdo burimi të ngrohjes, siç është furra,
dhe shmangni dritën direkte të diellit.
17. Shmangni spërkatjen e drejtpërdrejtë të avullit mbi mobiliet dhe
pajisjet elektrike.
18. Vendosni pajisjen në temperaturë normale të dhomës. Shmangni
përdorimin e pajisjes në mjedise të ftohta për të shmangur
dëmtimin e njësisë. Nëse ka ngrirje brenda, mos e ndizni
pajisjen derisa akulli të jetë pastruar ose shkrirë.
MASAT PARAPRAKE TË VEPRIMIT
1. Mos e mbushni pajisjen me ujë të nxehtë mbi 45°C, në mënyrë
që të parandaloni njollosjen dhe shtrembërimin.
2. Kur temperatura e dhomës të jetë më poshtë se 0°C, largojeni
ujin nga pajisja. Ngrirja e ujit mund të dëmtojë komponentët.
3. Mos vendosni metale, kemikale dhe detergjentë brenda
rezervuarit të ujit.
4. Mos vendosni vajërat aromatizues brenda në rezervuarin
e ujit.
5. Kur ka ujë të tepërt në enën e ujit, mos e lëvizni për të
shmangur derdhjen e ujit.
6. Mbajeni pajisjen larg nga mobiljet qe janë të ndjeshme ndaj
lagështisë dhe pajisjeve elektrike.
7. Mos shtoni ujë drejtpërdrejt në enën e ujit. Ujin shtojeni vetëm
në rezervuarin e ujit.
8. Kur pajisja nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni
nga priza elektrike.
9. Mos e hiqni ujin nga pajisja, në momentin kur pajisja është në
funksion ose në rrymë.
10. Kur është e mbushur me ujë plot, pajisja mund të punojë deri
ne 6 orë pa ndërprerë në shkallën maksimale të rrjedhjes.

7
NJIHUNI ME LAGËSHTUESIN TUAJ TË AJRIT

8
ZGJEDHJA E NJË LOKACIONI TË
PËRSHTATSHËM PËR VENDOSJEN E PAJISJES
VËREJTJE: Mos e drejtoni rrjedhjen e avullit të pajisjes në mure ose
mobilje që janë të ndjeshme ndaj lagështisë. Rregulloni rrjedhën
e avullit në nivelin e duhur të rehatisë dhe përshtateni me
madhësinë e dhomës.
Choosing a suitable location
More than 150cm
from the ceiling
More than
50cm from
the wall
More than
50cm from
the wall
More than 50cm
from the floor
Caution
8
Do not direct the Humidifier vapour flow at walls or furniture which is
sensitive to moisture. Please adjust the vapour flow to the required
comfort level and to suit the size of the room.
Më shumë
se 50cm larg
nga dyshemeja
Më shumë
se 150 cm larg
nga tavani.
Më shumë
se 50cm larg
nga muret
Më shumë
se 50cm larg
nga muret

9
Më shumë
se 50cm larg
nga muret
UDHËZIMET E MBUSHJES
Filling Instructions
1. Remove the vapour nozzle from the water tank
2. Invert the water tank and turn the filter cap
counter-clockwise
3. Remove the cap and the attached filter.
It is highly recommended that the filter be replaced
after approximately 500 hours of operation.
9
1. Hiqeni grykën e avullit nga rezervuari
i ujit.
2. Kthejeni rezervuarin e ujit dhe rrotulloni
kapakun e filtrit në drejtim të kundërt.
3. Hiqeni kapakun dhe filtrin e bashkangjitur.
Rekomandohet që filtri të zëvendësohet
pas rreth 500 orësh të operimit.

10
4. Fill the tank with clean water at room temperature.
5. Screw the cap and filter, wipe off excess water
drops around the water tank.
5.Put the water tank back on the base. Secure the
nozzle on the water tank.
10
4.Mbusheni rezervuarin me ujë të pastër në
temperaturë të dhomës.
5.Shtrëngojeni kapakun dhe filtrin, fshijini
pikat e ujit të mbetura mbi rezervuar.
6. Vendoseni rezervuarin e ujit prapë në bazë.
Sigurojeni grykën në rezervuarin e ujit.
Tabla de contenidos
Otros manuales de Humidificador de Comodita



















